“Gjithçka do ju kthehet përmbys”, astrologia e njohur paralajmëron shenjat e Horoskopit për tetorin

Muaji tetor parashikohet të jetë i vështirë sa i përket aspekteve kozmike.

Në renditjen e muajit për “Rudina”, Meri Shehu paralajmëron ndryshime të forta, dimër shpirtëror për disa shenja, detyrime për të shlyer dhe të tregojnë kujdes.

12- Bricjapi

Do hyjë Afërdita në Virgjëreshë dhe do iu japë një avantazh por kjo do ndodhë pas datës 10 e tutje. Janë një nga 4 shenjat kardinale që do ndodhen në syrin e tufanit në muajin Tetor dhe do përballen me çështje karriere, ligji, kombinime, ndryshim i papritur por më i fortë se ç’mund ta menaxhojnë dhe nuk  do jetë në dorën e tyre. Do jenë të detyruar të ndryshojnë punë, shtëpi, ambient e shoqëri që do i vënë në dilema të mëdha për ecurinë e tyre. Hëna e plotë në Dash iu dha disa problematika familjare. Ta marrin me qetësi rendimentin e Tetorit.

11- Demi

Deri në datën 10 kanë shpenzime të mëdha saqë edhe Afërdita në Virgjëresha nuk arrin t’i plotësojë. Këto mund të jenë edhe shpenzime karmike e shpirtërore. Diku kanë mbetur borxh dhe do jenë të detyruar të kthejnë diçka. Nuk janë të kursyer, por janë mësuar që hapin e parë ta ndërmarrin të tjerët dhe kanë një zemër më të fortë. Zemra e fortë dhe ky dimër në mes të Tetorit do i prekë sidomos në punë dhe marrëdhënie ekonomike.

10- Dashi

Kaluan hënën e plotë, nuk e di çfarë apokalipsi shpirtëror ndërmorën, a janë akoma në zbulime të mëdha në jetën e tyre. Në fushën e marrëdhënieve, martesave, bashkëpunimeve kemi një muaj paksa të vështirë, të dhunshëm që i detyron të hedhin firma edhe kur nuk duan. Një shkëputje pune me pasoja ekonomike mund të ndodhë rreth datës 10 Tetor ndaj të kenë parasysh çfarë firmosin dhe kontratat që bëjnë. Në fushën erotike, pas datës 10 fillon një periudhë më e ftohtë.

9- Peshqit

Afërdita në datën 9-10 përballë shenjës së tyre në Virgjëreshë do ngrohë pak shpirtrat e tyre të ftohur nga Saturni, sidomos të lindurit në 10-ditëshin e parë. Saturni në shenjën e Peshqve e ka bërë punën  e vet, ka ngurtësuar disa marrëdhënie. Afërdita vjen t’i ëmbëlsojë por kjo do jetë pak e vështirë sepse Afërdita nuk fiton dot me Saturnin, është një plumb i fortë në kuptimin e dhënies së ndjeshmërive ndaj për ta ky muaj do jetë i vështirë për të shtruar rrugën që duan.

8- Shigjetari

Do vuajnë pasojat e Afërditës në Virgjëreshë ndaj kujdes lidhur me karrierën, punën, të ardhmen dhe investimet. Çdo gjë që mund të bëjnë ka një kritik shumë të rreptë, Saturni nuk ua fal gabimet dhe megjithëse ky muaj nga shumë planetë në Peshore duket sikur i jep ngrohtësi e sharm, në fund vulos Saturni dhe është më i ashpër se sa duhet. Mos të mërziten, por është momenti të rregullojnë punët e tyre.

7- Binjakët

Hëna e re në datën 14 dhe eklipsi diellor që është shumë i fuqishëm do iu japë një hapësirë për të udhëtuar e kontaktuar jashtë, madje kjo do jetë një nga rrugët e vetme, një kombinim që të marrin një hapësirë të re. Sa i përket çështjeve familjare ngelen të diskutuara dhe mund të kemi ndarje të papritur, thellim kontradiktash në marrëdhëniet që nuk kanë patur rendiment. Afërdita dhe Saturni do bllokojnë ndjenjat në disa hapësira. Kujdes nga ndryshimet e detyrueshme që vijnë në aspektet ligjore.

6- Gaforrja

Kaloi një fund Shtatori shumë të fuqishëm me hënën e plotë, apokalipse e zhvillime të mëdha. Hëna e re në Peshore do i bëjë të ndryshojnë vendin, shtëpinë, diçka në përditshmërinë e tyre ndaj duhet parë nëse do nisin me një bashkëjetesë, plan të ri familjar, do duan të tjerët të bëjnë një sulm psikologjik ndaj tyre që të marrin vendime nëse janë strukur diku. Është momenti të hapin flatrat dhe të dalin më të guximshëm përballë botës.

5- Luani

Afërdita ikën nga shenja e tyre dhe fillon një periudhë e fuqishme ekonomike në kuptimin e shpenzimeve dhe bllokimeve pas datës 10 me përballjen Afërditë-Neptun. Do ketë zhgënjim, ulje rendimenti në çështjet ekonomike dhe shumë Luanë do mendojnë se çfarë kishin arritur nuk ka qenë asgjë përballë asaj që duhet të programojnë për të ardhmen ndaj duhet të kenë kujdes në çështjet ekonomike e punë.

4- Akrepi

Marsi pas datës 13 dhe Mërkuri pas datës 21 hyn në Akrep dhe do marrin vitalitet, zhvillime e lëvizje të fuqishme. Do japin tonalitete të mëdha por për momentin bota e tyre shpirtërore është shumë e tensionuar, kërkojnë një ndryshim të madh në jetën e tyre dhe duan të ngrihen më lart.

3- Ujori

Shumë planetë në Peshore sjellin ndryshime të mëdha te të tjerët, por Ujorët duket sikur po i menaxhojnë këto bllokime shpirtërore dhe virtualitet të ndryshuar në sferat e komunikimit. Do të marrin shumë mundësi në dashuri, por duhet të ndryshojnë thellë qëllimet e brendshme dhe të largohen nga frikërat dhe fobitë e së kaluarës.

2- Virgjëresha

Afërdita hyn në shenjën tuaj dhe jeta juaj në dashuri, ekonomi do të zbukurohet. Kujdes direkt pas datës 10 sepse kundërshtimi me Saturnin do ju vërë një sprovë ose detyrim të madh, por nuk duhet të tremben. Nëse e kalojnë, do jetë muaj shumë pozitiv dhe do ecin në mënyrë praktike e pragmatiste.

1- Peshorja

Janë në muajin e tyre, kanë shumë planetë në shenjën e tyre. Ndryshimet vijnë nga Peshoret por do vijnë ndryshime të fuqishme, të dhunshme të cilat duhet t’i komandojnë mirë te vetja dhe te të tjerët, por do ndodhin ngjarje që do ta shohin muajin Tetor si më të rëndësishmin e këtij viti. Me këto ngjarje të rëndësishme, do ndryshojë diçka e madhe në jetën e tyre.


Shtuar 2.10.2023 19:48