50-vjeçarja shqiptare vdiq tragjikisht në dyqanin e mishit, flet babai i kasapit: Ka një çelës sigurie

Messolonghi u trondit nga vdekja e 50-vjeçares shqiptare në mnëyrë tragjike.

Gjithçka ndodhi pak pas orës 21:00 të së premtes, 29 shtator, kur gruaja shkoi në një dyqan mishi për të pastruar së bashku me vajzn e saj 18-vjeçare.

Teksa 18-vjeçarja po pastronte hyrjen e dyqanit, dëgjoi britma nga kuzhina dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte.

Pastaj, ajo pa nënën e saj të kapur nga flokët në prerësin e mishit dhe të copëtuar. Vajza doli në rrugë, filloi të thërriste për ndihmë dhe Zjarrfikësja nxitoi në dyqan për ta shpëtuar.

Sipas informacioneve, 50-vjeçarja punonte prej një muaji të dyqani dhe shkonte nga e hëna në të premte.

Në të njëjtën kohë, sipas babait të kasapit, makina ka një çelës sigurie dhe funksionon vetëm dy herë në javë.

“Ka një çelës sigurie, ka një të përgjithshëm. Ne gjithmonë sigurohemi që çelësi i sigurisë të jetë i ulur për të gjithë makinat. Siguria ishte ulur, por vajza e ka kthyer atë nga ana tjetër. Mesa duket ka shtypur butonin dhe ndodhi ajo që ndodhi.”, tha babai i pronarit për mediat greke.

Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, kur erdhi nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas informacioneve, ajo jetonte në shtëpi edhe me nënën e saj. Trupi i gruas fatkeqe u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori.


Shtuar 1.10.2023 07:45