Lyrical Son bëhet baba për herë të tretë, zbulohet emri i veçantë i djalit

Lyrical Son dhe gruaja e tij Gresa janë bërë prindër për herë të tretë.

Djali i çiftit ka ardhur në jetë me datë 27 shtator.

Tre ditë më pas, lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale bashkëshortja e reperit, Gresa.

“Bebja jonë arriti më 27 shtator 2023. Një bebe e shëndoshë i quajtur Andre Arifi. Ne jemi përtej të bekuar dhe me fat. Faleminderit Zotiti për këtë dhuratë të çmuar”, ka shkruar Gresa.

Në fotografi, ajo shfaqi dorën e saj të mbajtur me dorën e bebes të porsaardhur në jetë.

Çifti po ashtu janë prindër edhe të dy vajzave më të mëdha, të quajtur Eva dhe Erika.


Shtuar 1.10.2023 07:52