Parandalohet tragjedia në Vaun e Dejës, 39-vjeçari qëllon me armë në drejtim të makinës, arrestohet nga policia

Shkodra nuk ka gjetur qetësi ditët e fundit, teksa pas dy ngjarjeve që tronditën qytetin, është parandaluar një rast që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë drejt një makine të parkuar.

Mbrëmjen e djeshme, shërbime të Policisë Vau i Dejës kanë bërë të mundur parandalimin e një konflikti mes dy personave.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, u vu në pranga shtetasi A. L.,  39 vjeç, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në përdorim nga E. P. Në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.


Shtuar 29.09.2023 12:39