Vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, dyshohet se e qëlloi bashkëshorti pas një debati, shpallet në kërkim

Klodiana Vefa, 35-vjeçarja me origjinë shqiptare, me leje të rregullt qëndrimi në Itali dhe nënë e dy fëmijëve 14 dhe 17 vjeç është vrarë në mes të rrugës me tre të shtëna me armë zjarri.

Një tjetër feminicid, të paktën sipas rindërtimeve të para nga Karabinierët, ndodhi në Castelfiorentino, një komunë në provincën e Firences.

Klodiana Vefa

Gruaja u vra disa dhjetëra metra larg shtëpisë ku jetonte me fëmijët e saj, në via Galvani, pak para orës 20:00 të së enjtes, 28 shtator.

Dyshimet e hetuesve fokusohen tek bashkëshorti i saj, nga i cili gruaja po ndahej dhe nuk jetonin më bashkë.

Burri është i pagjurmueshëm

Sipas informacioneve fillestare ai ka ikur me një Golf të bardhë. Për këtë arsye, Karabinierët filluan kërkimet duke ngritur pika kontrolli në të gjithë Val d’Elsa, në zonën midis Poggibonsi, në provincën e Sienës dhe në zonën e Empolit.

Lexo edhe: EMRI/ E rëndë në Itali, 35-vjeçarja shqiptare vritet me plumb në kokë teksa po kthehej nga puna, la pas dy fëmijë

Policia ka kontrolluar edhe disa shtëpi fermash të braktisura në zonën e krimit, deri tani pa asnjë sukses.

35-vjeçarja, banuese prej shumë vitesh në Itali, punonte si kamariere në një restorant të zonës, e integruar mirë në komunitetin e Castelfiorentino.

Burri dyshohet se është paraqitur në shtëpinë ku jetonte gruaja me djalin 17-vjeçar dhe vajzën 14-vjeçare.

Mes të dyve ka pasur një debat. Në atë moment ajo do të kishte dalë në rrugë, ndoshta për t’u ndjerë më e sigurt.

Pikërisht në trotuar ajo u godit tre herë me armë dhe njëri prej plumbave rezultoi fatal.

Alarmi është ngritur nga disa banorë të cilët kanë dëgjuar të shtënat e armëve.

Shërbimet e emergjencës ndërhynë në vendin e ngjarjes, por pa sukses.

Hetimet janë vetëm në fillim, por ndër hipotezat e para që shqyrtohen nga hetuesit është ajo e një rasti të femicidit.

Klodiana Vefa, nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar, por kohët e fundit mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi bashkëshortore.

Sipas rikonstruksioneve që po hetohen nga policia, në të kaluarën do të kishte pasur mosmarrëveshje, ndoshta për shkak të xhelozisë së burrit. Megjithatë, nuk ka asnjë raport nga gruaja.

Arma e vrasjes nuk u gjet, atë e mori vrasësi, i cili iku me makinë.

Kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni, i cili ishte ndër të parët që mbërriti në vendin e tragjedisë, më pas shkroi në rrjetet sociale: “Një fatkeqësi ka ndodhur së fundmi në Castelfiorentino, zona Puppino. Një vajzë u vra, me sa duket pas një debati. Është vërtet herët për të zbuluar informacione për atë që ka ndodhur dhe për të diskutuar hipotezat që ende po shqyrtohen nga policia. Është një kohë për heshtje dhe për t’u mbledhur rreth një familjeje të prekur nga një ngjarje e tmerrshme.”/Albeu.com


Shtuar 29.09.2023 08:11