“I shkëlqyer”, mediat italaine elozhe Bajramit pas fitores ndaj Interit: Shënon gol dhe ndal Calhanoglu

Nedim Bajrami realizoi golin e parë sezonal në kampionatin italian të futbollit. 24-vjeçari nga Tetova, shtangu Interin dhe portierin Yann Sommer me goditjen e tij të fortë.

Goli i lojtarit të kombëtares shqiptare, nisi përmbysjen e Sassuolos, që siguroi tri pikë fantastike në “San Siro”, duke i shkaktuar skuadrës së Simone Inzaghit humbjen e parë.

Bajrami u vlerësua me nota pozitive nga shtypi italian për takimin e zhvilluar kundër zikaltërve, sfidë ku u arrit triumf i jashtëzakonshëm nga djemtë e e Dionisit (1-2).

“Performancë e shkëlqyer. Gjithmonë vigjilent ndaj Calhanoglu në momentet kur turku niste aksionet e Interit.

Përveç punës në fazën e lojës pa top, mesfushori ofensiv spikat edhe në manovrën sulmuese të Sassuolos, sidomos në golin e barazimit 1-1”.

Bajrami po kalon në periudhë pozitive, te Shqipëria dhe Sassuolo. Lojtari shpreson të vijojë të luajë e shënojë tek ekipi italian, për të ardhur në formë sa më të mirë në “finalen” e 12 tetorit kundër Çekisë në “Air Albania”.


Shtuar 28.09.2023 18:38

Tags: , ,