Agjenti i Gareth Bale ka dhënë disa detaje mbi të ardhmen e wellsianit.
Sulmuesi i Realit u përfol shumë për një largim të mundshëm nga spanja gjatë afatit kalimtar të janarit me destinacion Premier Leaguen dhe skuadrën e Tottenham, por kjo lëvizje nuk ndodhi dhe vështirë se do të ndodhë edhe në të ardhmen shprehet agjenti i lojtarit.
“Gareth është shumë i lumtur atje. Dhe të tregohemi real: për disa skuadra, ai është larg niveleve të tyre, financiarisht” ka thënë Barnett.
“Është lehtë të thuhet ‘heq dorë nga paratë dhe shko luajë diku tjetër’, por nuk është gjithçka te paratë. Është rreth stilit të jetesës dhe familjes e fëmijëve të tij që u rritën në Madrid” ka shtuar agjenti, duke shuar shpresat e Spurs, për një rikthim të mundshëm.
Gareth Bale ka bërë të ditur disa ditë më parë se do të qëndrojë te Real Madrid deri në fundin e kontratës së tij, edhe nëse nuk ka minuta në dispozicion. /albeu.com/