MREKULLI/ Postieri gjen beben të braktisur në shkallët e bodrumit

Një bebeu gjet e mbështjellë me batanije, i braktisur në shkallët e bodrumit vetëm një ditë pasi kishte erdhur në jetë.

Ngjarja ka ndodhur në një ndërtese në Sandringham Road, në lindje të Londrës. Ishte një postier 36-vjeçar ai që e gjeti, teka ndodhej në turn me një koleg, i cili pikasi “pakon” e pazakontë mesditën e 30 janarit.

Fillimisht nuk i kushtoi rëndësi, duke menduar se ishin plehra, por më pas u rikthye për të kontrolluar, ku gjeti vogëlushin.

Postieri Edëard Holton tregon për mediat:

Kur hoqa batanijen pashë se brenda ishte një fëmijë shumë i vogël. Kolegu im Paul e mbështolli menjëherë foshnjën dhe e futi në furgonin tonë, ku ndezi ngrohjen për ta mbajtur ngrohtë. Ndërsa unë kërkova ndihmë”.

Foshnja iu dorëzua policisë, ndërsa vogëlushi u pagëzua me emrin Edëard, njëlloj si postieri që e shpëtoi. Për foshnjën tashmë po kujdesen autoritetet angleze që merren me foshnjat e braktisura.


Shtuar 3.02.2020 12:16