Sekuestrohet 1.7 ton kokainë në Spanjë, një shqiptar në pranga, mediat: Ka trajnime ushtarake

Zyrtarët e Mbikëqyrjes Doganore të Agjencisë Tatimore, në një operacion të përbashkët me Policinë Kombëtare, kanë goditur rrugën kryesore të hyrjes së kokainës në Spanjë për kartelin ballkanik me kapjen e më shumë se 1700 kilogramëve kokainë në portin e Valencias dhe arrestimi i një prej anëtarëve të saj.

I arrestuari kishte ardhur nga Shqipëria për të mbikëqyrur transaksionin dhe ka trajnime ushtarake dhe njohuri të larta operacionale, thuhet në deklaratën e Agjencisë Tatimore dhe Policisë Kombëtare.

Kokaina ishte fshehur në kontejnerë me fruta deti nga Ekuadori në mënyra të ndryshme, duke përdorur vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false mbi to ose trarë me zgavra brenda për të vendosur lëndën narkotike.

Hetimi filloi kur u bë e ditur se rrjeti mund të importonte kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori në baza javore që do të fshihnin sasi të konsiderueshme droge.


Shtuar 26.09.2023 12:19