Pavarësisht situatave të vështira që jeta na rezervon duhet të jemi gati për të reaguar kurdoherë, ashtu siç duhet! Menduam që në këtë artikull, në pak minuta t’ju tregojmë si realizohet injektimi i gjilpërës, një akt ky që mund t’ju shërbejë në jetë për t’i ofruar vetes ose të tjerëve ndihmën e parë.
Përgatitja:
Pasi të jeni siguruar se në rastin më të keq keni të bëni me një emergjencë (në të kundërt telefononi me patjetër personin e duhur) dhe zotëroni medikamentin e duhur, lajini duart mirë dhe fshijini me një pecetë.
Vendosni dorezat, dizinfektojini dhe kërkojini “pacientit” të shtrihet, në mënyrë që muskujt t’i relaksohen. Bëni gati pambukët e lyer me alkool.
Si ta realizoni injektimin:
Nëse ilaçi është i ftohtë, fillimisht ngroheni. Përpiquni të mos e prekni kurrsesi atë që njihet si agja e gjilpërës. Mendoni një kryq në të pasmen e pacientit, kryq që e ndan këtë zonë në 4 pjesë. Ju do ta injektoni ilaçin në pjesën e sipërme nga jashtë, për të shmangur goditjen e ndonjë nervi.
Pasi ta keni shënjestruar pikën e duhur, fshijeni me pambuk, me një lëvizje nga qendra për në periferi. Mbajeni gjilpërën në një këng 90 gradë me lëkurën (vetëm te medikamentet instramuskulare), futeni (pasi të keni tërhequr pistonin) me një lëvizje të shpejtë dhe sigurohuni që të mbetet jashtë trupit 1 e treta e gjilpërës.
Injektojeni ilaçin ngadalë dhe pasi të keni mbaruar hiqeni gjilpërën me një lëvizje të shpejtë, duke shtypur me pambuk zonën e shpuar.
Nëse ju duhet të injektoni veten:
Në këtë rast është shumë e vështirë ta realizoni procesin në të pasmen tuaj. Për këtë arsye do të përdorni kofshën. Uluni dhe qetësohuni.
Përqëndrohuni në mesin e pjesës anësore të kofshës. Procedura është e njejtë. Sigurohuni që shpimi të mos realizohet drejt e në muskul.