Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në Kashar, por flakët u përhapën në sipërfaqen me ullinj, arrestohet 55-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 55-vjeçar, i cili akuzohet për zjarrvënie.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi O. M., 55 vjeç, banues në Kashar, ditën e sotme ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në tokën e tij, dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit e si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj dhe bimë të ndryshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./Albeu.com


Shtuar 23.09.2023 20:55

Tags: