Daku shënon supergol në kupë, por ja anulon arbitri (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, ishte i pafat ditën e djeshme, në duelin e Kupës së Rusisë ndaj Rostov, teksa skuadra e Rubin Kazan, ku aktivizohet  25-vjeçari shqiptar, u eliminua me penallti.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që në minutën e 91-të, Daku, arriti të tundte rrjetën, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Sulmuesi shqiptar pasi shmangu dy mbrojtës në zonën kundërshtare, e dërgoi topin pas shpinës së portierit.

Por anësori i anuloi festën, ndërkohë që miqtë e Rostov u treguan më të saktë nga penalltitë duke triumfuar me rezultatin 2-4. Vlen të theksohet fakti se Daku nuk ishte titullar në këtë duel, teksa u aktivizua në minutën e 78-të në vendin e Urdias.


Shtuar 22.09.2023 21:27