Zbulohet në Hong Kong mashtrimi më i madh me kriptomonedha, 1641 investitorë investuan 1.2 mld dollarë

Autoritetet në Hong Kong arritën të zbulonin rastin më të madh të mashtrimit me kriptomonedha ku ishin përfshirë 1641 investitorë me fonde prej 1.2 mld dollarësh. Pas hetimeve 8 persona janë arrestuar për mashtrim me platformën JPEX, ndërsa janë ngrirë llogaritë bankare me 15 mln dollarë.

Pak ditë më parë, Komisioni i Letrave me Vlerë të Hong Kongut lëshoi një paralajmërim publik kundër përdorimit të JPEX si një platformë e parregulluar e kriptomonedhës që nga ana tjetër pretendon se vepron sipas rregullave lokale.

Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee tha se rregullatorët do të “monitorojnë situatën nga afër dhe do të sigurojnë që investitorët të jenë të mbrojtur. Hong Kongu po rregullon sektorin e paqëndrueshëm të kriptomonedhave përmes një regjimi të detyrueshëm licencimi për shkëmbimet e centralizuara, pasi kërkon të zhvillojë në mënyrë të sigurt këtë indsutri duke u bërë një qendër globale.


Shtuar 22.09.2023 14:07