Çështje policie: Arrestohet ylli i Ajax, te West Ham i vidhet ora Lingardit

Nga Londra, në Brazil, dy lojtarë janë përfshirë në probleme. I pari është Jesse Lingard, i cili është detyruar të bëjë një denoncim në polici, pasi gjatë ndeshjes me Evertonin (9 maj) i është vjedhur ora e tij e shtrenjtë në dhomat e zhveshjes.

Pasi ekipi kishte kontrolluar dhe nuk kishte gjetur gjë, sulmuesi anglez ka raportuar në polici dhe forcat e rendit kanë nisur hetimet. Lojtarët janë habitur nga ajo që ka ndodhur, pasi dhomat e zhveshjes monitorohen me kamera gjatë ndeshjeve.

Për të kaluar në Brazil, David Neres është arrestuar në vendlindje për shkak se ka marrë pjesë në një feste të paligjshme. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të së premtes, në Sao Paolo.

Në festën e organizuar ishin 124 persona të pranishëm dhe pjesa më e madhe nuk kishin vënë maska. Në Brazil nuk lejohet lëvizja pas orës 21:00. Neres ka qenë së bashku me një futbollist tjetër, Robert Arboleda i Sao Paolo. Futbollistët ishin të fundit që u arrestuan, ndërkohë që më pas u lanë të lirë.


Shtuar 28.05.2021 11:40