Një fabrikë me tulla në Maminas është përfshirë në flakët pak më parë. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit teksa tymi i zi ka mbuluar qiellin.
Mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësja dhe policia ka mbërritur në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion Paraprak
Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com