Vrasja e 20 vjeçares në Greqi, dyshohet se bashkëshorti ka lidhje me grabitësit

Teksa vijojnë hetimet për vrasjen e 20 vjeçares britanike në Greqi, dyshime janë ngritur edhe ndaj bashkëshortit të së ndjerës.

Një zyrtar i grupit hetimor, Stavros Balaskas,  në një prononcim për mediat është shprehur se në kuadër të analizimit të deklaratës së dhënë në polici nga bashkëshorti ngrihen pikëpyetje per lëvizjen e sigurt të autorëve dhe informacioneve të cilat mund të merren vetëm përmes një personi që e njeh mjaft mirë familjen.

Ndërkohë ai zbuloi që 20 vjeçarja, kishte siguruar jetën e saj për shifrën marramendëse të 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime te bashkëshorti i tij. Dyshimet e autoriteteve janë se ishte pikërisht bashkëshorti ai që njoftoi policinë, por që vetë nuk kishte pësuar asnjë lëndim.

Vrasja brutale e Carolinës para burrit dhe fëmijës së saj në shtëpinë e Glyka Nera është një krim i rrallë pasi nuk ka asnjë gjurmë të autorëve në shtëpi, për shembull materiale vizuale apo dëshmi të mbërritjes dhe të largimit të grabitësve.

Policia po përpiqet të bëjë një krahasim të njëkohshëm të grabitjes së përgjakshme me 10 raste të tjera të ngjashme që kanë ndodhur muajt e fundit në Atikë.

Ndërkohë dyshime shfaqen lidhur me dëshminë e bashkëshortit të 20-vjeçares dhe shqetësimet e tij lidhur me skenarët që po qarkullojnë për ngjarjen e rëndë.

Dyshimet përforcohen pasi ai është gjetur me një kabëll i lidhur në banesën ku u gjet e vdekur bashkëshortja e tij. Policia greke thotë se kablli është marrë nga magazina e banesës dhe se grabitësit nuk e kanë pasur me vete atë.


Shtuar 28.05.2021 10:53