Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Shkdoër.
Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamper, ndërsa disa persona kanë mbetur të lënduar.
Burime nga spitali i Lezhës bëjnë me dije se në urgjencë janë dërguar dy vajza të moshës rreth 28-30 vjeçe me fraktura të shumta në trup.
Çifti gjerman i cili po udhëtonte me kamper është jashtë rrezikut dhe po japin detaje ne vendin e ngjarjes.
Nga pamjet shihet shihet një nga makinat e kthyer përmbys disa metra jashtë rrugës, kamperi në anë të rrugës ndërsa makina tjetër në rrugë, me pjesën para të dëmtuar.
Policia dhe ambulanca janë në vendngjarje.
/Albeu.com/