“Letra nga ferri”, Fevziu publikon foton e vjetër të Ramës dhe Ngjelës: Kishin një pasion të përbashkët

Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar në Instagram një foto të vitit 1992, të kryeministrit Edi Rama dhe avokatit Spartak Ngjela.

Fevziu shkruan se Rama me Ngjelën, në vitet ’90, bashkë, nisën të botonin në gazetën Koha Jonë, një seri artikujsh që titulloheshin “Letra nga Ferri”.

Siç shprehet sot gazetari, ideja ishte që Enver Hoxha dërgonte letra satirike nga ferri, ku linte porosi se çfarë të bëhej në vendin ku kishte rdhur demokracia.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

“Diku nga fillimi i viteve ‘90 – te, Spartak Ngjela dhe Edi Rama zbuluan nje pasion te ri. Ata nisen te botojne ne gazeten Koha Jone nje seri artikujsh qe titulloheshin “Letra nga ferri”. Ideja ishte qe Enver Hoxha, ne ferr, nis te dergoje letra pas pas letrash ku linte porosi c’te behej me vendin tani qe kishte ardhur demokracia. Letrat ishin nje satire per shume nga personazhet e konvertuar te fillim demokracise dhe nje tallje me provincializmin qe nisi te shpalosej kudo. Foto me siguri eshte shkrepur ne vitet 1992 – 1993 ne Tirane. Nuk dihet se cfare mund te shkruhej tani tek “Letra nga Ferri”…”, shkruan Fevziu./albeu.com


Shtuar 19.09.2023 21:05