Milan dominon në “San Siro”, por kuqezinjtë barazojnë pa gola ndaj Newcastle

Milan dhe Newcastle kanë hapur për këtë sezon fazën e grupeve të Champions League.

Kuqezinjtë kanë dominuar totalisht ndeshjen, por nuk kanë arritur të gjejnë golin. Pjesa e parë ishte e tëra për italianët, pasi tentuan shumë herë për të shënuar, por nuk ia dolën. Raste të shumta me Theo, Leao, Giroud, por asnjëri nuk mundi të shënonte.

Pjesa e dytë ishte pothuajse njësoj, por Milan dhe as Newcastle nuk gjetën rrjetën, dhe kështu ndajnë së bashku nga një pikë.

Sfida tjetër e këtij ori ishte edhe Young Boys-Leipzig, sfidë e cila përfundoi me fitoren 1-3 të miqve.


Shtuar 19.09.2023 20:56