Një shqiptar ka humbur jetën ditë e sotme në Volos të Greqisë.
Mediat helene raportojnë se 38-vjeçari shqiptar ka qenë duke tërhequr varkën, pas pasojave tragjike që la stuhia “Daniel”.
Sipas mediave ndërsa po e tërhiqet për ta pastruar, varka e ka zënë poshtë shqiptarin, duke i marrë jetën.
Raportohet se 38-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, ishte baba i dy të miturve, përkatësisht 5 dhe 11 vjeç. /AlbEu.com/