Policia indiane ka arrestuar një YouTuber pasi ky i fundit ka fluturuar qenin e tij me tullumbace heliumi.
Gaurav Sharma, 32 vjeç, regjistroi një video që tregon qenin e tij të bashkangjitur në tullumbace, i cili më pas lejon që kafsha e tij të fluturojë në ajër.
Disa sekonda më vonë, dikush në ballkonin e katit të dytë të një ndërtese kap qenin.
Sharma tha se ai ndoqi të gjitha masat e sigurisë, por e fshiu videon pas reagimit të mediave sociale. Ai e kishte postuar videon në kanalin e tij në YouTube, ku ka mbi katër milion abonentë.
Policia ka arrestuar 32-vjeçarin pas raportimit që u bë nga organizata për mirëqenien e kafshëve, Njerëzit për Kafshët (PFA)./albeu.com
Delhi | YouTuber Gaurav Sharma arrested for cruelty to an animal after he posted a video on social media where he floated up a pet dog in the air by tying hydrogen balloons on its back, risking its life: DCP South Atul Thakur
(Pic-Screengrab of the video) pic.twitter.com/jYHKUjMdG3
— ANI (@ANI) May 27, 2021