Nora e thotë hapur: Ka patur 1000 Anna

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur”, Nora foli për herë të parë për ndarjen duke zbuluar se arsyeja e vetme ishte konsumimi i lidhjes së tyre 15-vjeçare.

Por hodhi edhe një thumb për “Annat”, kur Arbana e pyeti nëse kënga ka lidhje me jetën e saj private.

Nora u shpreh se kënga nuk është e bazuar në historinë e saj personale sepse pavarësisht 1000 “Annave” që mund të ketë pasur, asnjëra s’ka ndikuar tek ajo.

“Nuk është e bazuar mbi historinë time personale sepse në jetën time ka pasur 1000 Anna, por nuk kanë ndikuar asnjëherë”, u shpreh Nora.


Shtuar 2.02.2020 22:32