Siç kemi raportuar dhe më herët, të paktën 296 persona kanë vdekur, sipas një raporti paraprak nga ministria e brendshme e Marokut, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës rihter.
Tërmeti goditi Marokun pas prës 23:00, në një thellësi të cekët, rreth 71 km (44 milje) në jug-perëndim të Marrakeshit.
Marrakesh është një qytet historik shumë i dashur nga turistët. Mësohet se ai është goditur keq, me imazhe të rrënojave në rrugë dhe njerëz të detyruar të kampojnë jashtë.
Thuhet se njerëzit kanë mbetur të bllokuar nën ndërtesa të rrënuara dhe spitalet lokale thuhet se kanë përjetuar një fluks të madh.
Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat, ndërkohë që në rrjet po qarkullojnë video të momentit kur janë ndjerë lëkundjet.
Siç mund ta shihni, dikush ka xhiruar një xhami e cila fatmirësisht nuk u shemb, ndërsa lëkundjet vazhdonin.
The World can be shaken but not the House Of ALLAH. A mosque in Morocco did not collapse despite the nearby building collapsing after an Earthquake in Morocco. Pray for Morocco pic.twitter.com/bjWqsdlRZw
— Cypy The Great (@Cypy254) September 9, 2023
A terrifying moment of a collapse captured by a security camera#Maroc #moroccoearthquake #Morocco #earthquakemorocco #earthquake pic.twitter.com/9aeA7XsmoS
— Kinetik (@KinetikNews) September 9, 2023