Ronaldo nuk njeh pushim, Georgina publikon pamjet nga shtepia e re lukseze në Portugali (VIDEO)

Cristiano Ronaldo pas përfundimit të kampionatin me Juventusin ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në vendlindjen e tij në Portugali në shtëpinë më të re me vlerë prej 7.3 milion eurosh, më e shtrejnta në atë shtet.

CR7 njihet për vullnetin e tij të jashtëzakonshëm, e duket se ky vullnet nuk është zbehur aspak edhe pse tanimë në moshën 36 vjecare.

Nuk na ndajnë shumë ditë nga EURO 2020, e pesë hërë fituesi i Topit të Artë  synon të bëj më të mirën e tij. Për ta arritur këtë qëllim ai vazhdon stërvitjen pa ndërprerje edhe në shtëpi.

Pamjet teksa bën ushtrime në vilën lukseze i ka bërë publike Georgona Rodriguez në Instagram. /albeu.com/


Shtuar 27.05.2021 14:05