Ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe kthjellime. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit përqëndruar në relievet kodrinore-malore, lokalisht në jug deri mesatar me shtrëngata lokale në mënyrë të izoluar.
Era do të fryjë intensive nga kuadrati i lindjes 1-8m/s, në bregdet dhe lugina arrin shpejtësi deri 17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 17/31 °C
Në zonat e ulëta 19/35 °C
Në zonat bregdetare 19/34 °C