Rama i dërgon për dekretim Begajt emrat e ministrave të rinj

Kryeministri Edi Rama, i ka dërguar Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, emrat e ministrave të rinj, të cilët i zbardhi gjatë Asamblesë Kombëtare të PS, dy ditë më parë.

Në bazë të Kushtetutës kreu i shtetit ka 7 ditë kohë për t’u shprehur dhe për të dekretuar ministrat e rinj.

Asamblesë Kombëtare të PS-së, më 4 shtator, kryeministri Rama prezantoi dhe ndryshimet në kabinetin qeveritar. Nga ndryshimet e bëra  u prekën 6 ministri, ndërkohë që u shkri Ministria për Standardet dhe Shërbimet.

Sakaq u shtua një tjetër ministri pa protofol, Ministria e Pushtetit Vendor, e cila do të drejtohet nga Arbian Mazniku. Shefi i qeverisë bëri me dije se posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme do t’i besohet Igli Hasanit.

Ogerta Manastirliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është emëruar si Ministre e Arsimit dhe Sportit. Ministrja Delina Ibrahimaj është zhvendosur nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të marrë drejtimin e Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Në Ministrinë e Finanacave dhe Ekonomisë është emëruar Ervin Meta.

Deputetes së PS Anila Debaj i është besuar posti i Ministrisë së Bujqësisë, ku do të zëvendësojë ish-ministren Frida Krifca.

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është emëruar Albana Koçiu.

MINISTRAT E RINJ

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Ministre e Sportit dhe Arsimit, Ogerta Manastirliu

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj

Ministrisë i Shëndetësisë, Albana Kociu

Ministri Shteti për Sipërmarrjen dhe Biznesin, Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku


Shtuar 6.09.2023 16:58