Detaje të reja bëhen me dije nga vdekja e 23-vjeçares Evgjeni Baxho në Tiranë. Së fundmi, janë zbërthyer dhe disa nga shenjat misterioze që të ndjerës juu gjetën në trup.
Nga zbërthimi ka rezultuar se tatuazhi në barkun e viktimës është një bashkim i simboleve rune (naziste).
Përkatësisht, kuptimi i tyre është:
Tiwaz – shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet
Odal – romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar
Algiz – pamje sfurku do nënkupton mbrojtje dhe shëndet
Ndërkohë, sipas “BalkanWeb”, policia ka ushtruar sërish kontroll në banesën e vajzës, duke analizuar gjithë sendet e saj personale për të zbuluar të dhëna që mund t’i japin shpjegim simboleve.