ZYRTARE/ Zinedin Zidane largohet nga Real Madridi

Zinedine Zidane tanimë edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me klubin e Real Madrid.

Real Madrid përmes llogarisë zyrtare të tyre kanë njoftuar për largimin e francezit nga klubi.

Zidane gjithë karrierën e tij si trajner e ka zhvilluar në klubin e Real Madrid, ku ka pasur sukses të jashtëzakonshëm.

Në 114 paraqitje me klubin “Los Blancos”, Zidane ka fituar 69 ndeshje, 25 barazime dhe gjithashtu ka regjistruar edhe 20 humbje.

48 vjeçari, sezonin e fundit e përfundoi pa asnjë titull, duke humbur garën e La Ligas në ndeshjen e fundit, ndërsa u eliminua në gjysme finale ndaj Chelsea.


Shtuar 27.05.2021 12:10