Plagosi me thikë dy persona teksa ishte “tapë”, arrestohet 45 vjeçari

Një 45-vjeçar  nga Maliqi është arrestuar pasi ka plagosur me thikë dy persona.

Bëhet me dije se është arrestuar Leonidha Lepi, i cili pas një sherri ka plagosur me thikë P. S., 62 vjeç dhe F. M., 46 vjeç, ky i fundit në gjendje të rëndë.

Nga sa raportohet autori ka qenë i dehur në momentin e sherrit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 45 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq. Shtetasi i mësipërm, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën e fshatit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, njofton Policia.


Shtuar 27.05.2021 09:43