Pranga të riut shqiptar në Greqi, tentoi të grabiste egjiptianin dhe e qëlloi në kokë

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi ka goditur me armë një egjiptian.

Mbrëmjen e së hënës në Agio Panteleimona, një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti u qëllua me plumb në kokë në rrugën Kampani.

I riu shqiptar u arrestua pasditen e së martës, teksa mësohet se kishte precedent për grabitje.

Sipas informacioneve, viktima ka rezistuar kur 19-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta grabisin dhe më pas ata e kanë qëlluar.

Sulmi ndaj egjiptianit ndodhi në orën 22:30 të së hënës mbrëma dhe në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.

 


Shtuar 30.08.2023 09:41