“Ti nuk paske asgjë, durim!” Grabitësit i lënë shënim pronarit të shtëpisë: Na vjen keq, nuk kemi para

Një mesazh të pazakontë kanë lënë grabitësit në një stëpi në komunën e Chinos në Pordenone të Italisë.

“Na vjen keq, por kemi mbetur pa para’ dhe duhet të hamë. Por, shoh që edhe ti nuk ke asgjë. Durim”, ky është mesazhi i lënë nga grabitësit.

Ndër objektet e vjedhura ishin një aparat kafeje dhe një freskuese. Nuk është një grabitje e përmasave të mëdha, por sigurisht që kishte diçka ndryshe.

Shënimi i shkruar pa respektuar as rregullat gramatikore, ndoshta për të hedhur poshtë hetimet nga policia ose ndoshta për shkak të mungesës së njohjes së gjuhës, të kujton shumë nota komike të shkruara nga motrat Giussani, Angela dhe Luciana, të njohura për librat e tyre të mbushur me humor.

 


Shtuar 29.08.2023 08:44