Përsëritet veprimi i shqiptarit në Greqi, një tjetër “trim” “arreston” emigrantët nga Lindja e Mesme

Është përsëritur rasti i shqiptarit Asrit Tota që “arrestoi” 13 emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme në një fshat të Aleksandropulosit në Greqi. Një tjetër “trim”, sa edhe Tota, ka “ndaluar” disa emigrant të tjerë në të njëjtën zonë duke I akuzuar ata se kanë djegur fshatrat përreth.

“Vullnetari”, kësaj radhe grek, i veshur me kamuflazh, ka filmuar gjithçka duke theksuar se në zonë nuk ka as polici dhe as ushtri dhe se sipas tij emigrantët po i venë zjarrin pyjeve, raporton AlbEu.com.

“Ku është policia? Ku është ushtria? Shikoni çfarë po bëhet këtu”, shprehet ai teksa në sfond shihen disa emigrant të ulur në tokë dhe një tjetër mes dhimbjeve.

Këto shfaqje raciste dhe të paligjshme janë dënuar nga opinioni publik grek, pavarësisht se shpesh gjejnë mbështetje në rrjetet sociale nga persona të ngjashëm si ky apo shqitari Tota. /albeu.com


Shtuar 28.08.2023 11:27