Primaret/ Ky do të jetë kandidati i Berishës në zgjedhjet e 24 shtatorit për Bashkinë e Kukësit (EMRI)

Emri Vata do të jetë kandidati i “Rithemelimit” në zgjedhjet e 24 shtatorit në garën për Bashkinë e Kukësit.

Mbështetësit e Sali Berishës dhe të “Rithemelimit” vutuan ditën e sotme në primare për të nxjerrë kandidatin mes 5 garuesve.

Procesi i votimit filloi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 18.00

Emrat e kandidatëve në garë:

1- Ardian Sokol Elezi

2- Emri Haxhi Vata

3- Gëzim Beqir Shehu

4- Uran Rakip Cengu

5- Ylber Haxhi Zeneli

Kujtojmë që në Kukës do të zhvillohen zgjedhjet për bashkinë më 24 shtator pas shkarkimit të Safet Gjicit pas skandalit seksual. Edhe këtë herë pritet që ashtu si më 14 maj grupimi i Berishës të hyjë në zgjedhje në një kalicion me PL-në e Ilir metës.


Shtuar 27.08.2023 19:41