Ndahet nga jeta aktorja e njohur në moshën 67 vjeçare

Arleen Sorkin, e cila portretizoi Calliope Jones në telenovelën e NBC “Days of Our Lives” dhe shërbeu si zëri origjinal i personazhit të DC Comics, Harley Quinn, është ndarë nga jeta. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare.

Problemet shëndetësore e penguan atë nga aktrimi vitet e fundit.

Harley Quinn ndërkohë është bërë e njohur ndërkombëtarisht, me Margot Robbie që e portretizon atë në ekranin e madh.

E lindur më 14 tetor 1955, në Washington, Sorkin punoi në një grup humori dhe si interpretuese kabaresh në vitet 1970 dhe 1980, më pas luajti Jones në “Days of Our Lives” nga 1984-90.

Sorkin gjithashtu ishte autore dhe producente në shfaqjet televizive si “How to Marry a Billionaire” dhe “Fired Up”.

Artistja amerikane ka lënë pas bashkëshortin e saj, producentin Christopher Lloyd dhe dy fëmijët e tyre.