Soleil Andofli, një vjeç e gjysmë ndërroi jetë më 24 gusht.
Vajza u sëmur teksa ishte me pushime me familjen në Delvinë dhe u dërgua në spitalin aty pranë, por nuk mund të bënin asgjë për të.
Nëna Lorinda, babai Alessandro, dy vëllezërit e vegjël dhe të gjithë familjarët janë shkatërruar nga dhimbja.
Komuniteti i Delvinës dhe Centobuchi në Itali është gjithashtu i tronditur.
Ditën e sotme trupi i vogëlushes është kthyer në Itali ku dhe do të prehet.
Analizat mjeko-ligjore do përcaktojnë shkaqet e vdekjes së foshnjës, që jetonte me prindrit dhe dy motrat e vellezër në rajonin e Ascolit.
Por, sipas mediave të ndryshme, vogëlushja konsumoi metadon, i cili u gjend aty nga daja i saj, i cili e përdorte./Albeu.com