Armiq përgjithmonë! Këto shenja nuk shkojnë aspak me njëra-tjetrën

Janë shkruar shumë herë artikuj për shenjat e horoskopit që shkojnë mirë me njëra-tjetrën, por janë dhe disa kombinime që si produkt kanë vetëm zënka dhe intriga.

Binjak me Binjak

Dy personalitete në të njëjtin person, pra Binjakët, janë shumë, kështu që imagjinoni se çfarë ndodh kur ata bëhen katër. Fija që e ndan ekuilibrin nga çmenduria është shumë, shumë e hollë. Ky çift mund të jenë armiq deri në fund.

Akrepi me Ujorin

Akrepi ka një shenjë që nuk e duron dot, dhe ajo është Ujori. Kjo sepse ky i fundit është aq i relaksuar dhe mendjehapur saqë e irriton tej mase një Akrep.

Peshorja me Dashin

Peshorja mund të mos jetë aq e lezetshme sa Ujori, por edhe ata jetojnë në botën e Barbit, ku gjithçka është e bukur dhe rozë. Kjo është diçka që Dashi kokëfortë, i cili mendon se ka gjithmonë të drejtë, nuk mund ta durojë fare.

Luani me Demin

Ata mund të jenë çifti ideal nëse do ecej me idenë që të kundërtat tërhiqen, por tek këta të dy nuk funksionon. Luani ka nevojë për përkushtim, ndërsa Demi bën gjithçka që mundet për të arritur qëllimin e tij. Për më tepër, guximi i Luanit nuk shkon me kokëfortësinë e Demit, i cili refuzon të heqë dorë nga zakonet e tij.

Gaforrja me Peshqit

Po, të dy janë shumë të ndjeshëm. Kaq të ndjeshëm, saqë e kanë të vështirë ta durojnë jetën. Kjo automatikisht i bën ata miq, apo jo? Por jo! Gaforrja i mban emocionet ‘brenda një shisheje’, ndërsa Peshqit nuk akumulojnë shumë, janë shumë herë më delikatë.

Dash me Dash

Edhe më shkatërrues se kombinimi i dy Binjakëve! Sepse asnjëri prej tyre nuk do të tërhiqet apo të pranojë se e ka gabim.


Shtuar 26.08.2023 15:29