VIDEO/ Grushta e shkelma, 15-vjeçarja dhunohet nga bashkëmoshataret në Vlorë, reagon policia

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me një video të rëndë dhune.

Videoa virale ka qarkulluar me shpejtësi në rrjete sociale dhe shihet se si një e mitur dhunohet fizikisht dhe ofendohet nga disa bashkëmoshatare.

Vajza dhunohet dhe tërhiqet zvarrë nga bashkëmoshatarja dhe shkelmohet.

Por ajo që e bën më të rëndë është fakti që vajzat e tjera të pranishme nuk bëjnë asgje për të ndaluar dhunë, madje qeshin dhe filmojnë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia e Vlorës e cila ka bërë me dije se  janë ndjekur procedurat e nevojshme në prani të prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit.

DVP Vlorë

Si rezultat i verifikimeve të kryera për një video të shfaqur në një portal, në të cilën ishin filmuar disa të mitura që dhunonin dhe bullizonin një bashkëmoshatare të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar të miturat që shfaqen në këtë video, konkretisht 2 shtetase 14 vjeçe dhe një shtetase 15 vjeçe.

Veprimet procedurale të kryera për këtë rast janë bazuar në udhëzimin nr. 15, të datës 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe janë kryer në praninë e prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 24.08.2023 17:55