Shpalli zgjedhjet e vlefshme në Berat, LSI çon në Kolegj vendimin e KAS

Lëvizja Socialiste për Integrim ka çuar në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS, i cili rrëzoi kërkesën ankimore të PD-LSI për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit të gjedhjeve të 25 prillit në Berat.

LSI ankimon vendimin e KAS për të miratuar rezultatin zgjedhor të 25 prillit të dalë nga rinumërimi i 114 kutive të votimit, si dhe rrëzimin e kërkesës së kësaj force politike për të shpallur të pavlefshëm rezultatin në këtë qark.

 

 


Shtuar 26.05.2021 15:59