Është njëri nder aktorët më të spikatur te skenës dhe ekranit shqiptar, i brezit te viteve `80-te, ajo gjenerate që diti te jape nje fryme rinore e “arome” te kendeshme kinemasë sone.
Po flasim për Bujar Asqeriun i cili lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, dhe ditën e djeshme festoi 67-vjetorin e lindjes.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan “Sot plot 67 vjeç, Faleminderit o Zot…”.
Në ditën e veçantë për të nuk kanë munguar urimet e shumëta nga ndjekësit dhe njerëzit e afërt të aktorit.
Bujar Asqeriu, artisti i palodhur, ka një galeri të pasur rolesh, me më shumë se 100 role në karrierën e tij. Suksesin më të madh e ka arritur me rolin e Telos në filmin “Njeriu i mirë” (1982), me të cilin i dha jetë një karakteri të fortë, punëdashës, njeriun e sakrificës, me qëndrueshmëri morale dhe me ideale, por jo i skematizuar. Me këtë rol, ai fitoi dhe Medaljonin e Festivalit V të Filmit Shqiptar. Edhe në filmin “Një emër midis njerëzve (1985) u nderuar me Medaljonin e Festivalit VI.
Filmi i parë i luajtur nga aktori është “Në shtëpinë tonë” me regjisorin e madh Dhimitër Anagnosti. Artisti e kujton me shumë nostalgji fëmijërinë e tij. Por suksesi për artistin ishte një surprise e këndëshme, pasi edhe pse ishte një student i veshur keq, e i paushqyer mirë e në moshë të vogël, u përzgjodh për të luajtur role të rëndësime në ekranin e madh shqiptar. Kjo ishte edhe pikënisja e një rruge të gjatë artistike dhe me një galeri të pasur rolesh.
Janë të shumta rolet në skenë. Duke filluar me rolet e Fatosit dhe Muzakes, në filmat “Në shtëpinë tonë” (Dh. Anagnosti, 1979) dhe “Liri a vdekje” (I. Muça & K. Mitro, 1979). Por suksesin më të madh e ka pasur me rolet e Telos në filmin “Njeriu i mirë” 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit të viteve 1983 e 1985.
Ndër filmat e tjerë mund të përmendim “Në shtëpinë tonë” 1979, “Radiostacioni” 1979, “Vëllezër dhe shokë” 1979, “Në Prag të lirisë” 1981, “Në emër të lirisë” 1987, “Misioni përtej detit” 1988, “Jeta në duart e tjetrit” 1990, “Dëshpërimisht” 2000.