Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur në protestë dhe kanë bllokuar nacional Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri, ku për pasojë policia ka ndaluar 7 prej tyre.
Sipas Panorama, mes të ndaluarve është edhe pronari i një resorti i cili i është bashkuar protestës së banorëve të cilët kërkojnë ndërprerjen e punës në guroret si edhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.
Shkak për tubimin e banorëve është bërë pasi këta të fundit pretendojnë se këto subjekte po shkatërrojnë Bjeshkët dhe turizmin malor, ndaj dhe kërkojnë që zëri i tyre të dëgjohet dhe punimet të ndalojnë.