Foshnja i bie nënës nga duart teksa po i jepte gji, përfundon në koma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Kremonës në Itali, ku një fëmijë 18 muajsh i ka rëshkitur nga duart nënës së tij dhe ka përfunduar në koma.

Foshnja ishte duke pirë gji në momentin kur ra nga duart e së ëmës  përplasi kokën.

Fëmija u transportua me helikopter në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo dhe ndodhet në kujdes intensiv në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me rastin dhe po marrin dëshmitë e tre personave që ndodheshin në shtëpi bashkë me nënën.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja ka qenë e ulur në shkallët e shtëpisë teksa i jepte qumësht fëmijës.

Befas foshnja filloi të përpëlitej, duke u rrëzuar dhe duke goditur kokën në njërën nga shkallët./Albeu.com.


Shtuar 12.08.2023 19:20

Tags: ,