Përdhunimi i të miturës në Mirditë, çohen për ekzaminim celulari i vajzës dhe 5 të arrestuarve

Telefoni i vajzës 15-vjeçare nga Mirdita dhe 5 personave të arrestuar si të dyshuar për përdhunimin e saj janë dërguar për ekzaminim të specializuar.

Mësohet se në aparatin celular të së miturës janë gjetur biseda dhe mesazhe vetëm të ditës kur është bërë denoncimi, pasi ajo i fshinte në vazhdimësi nga frika e prindërve.

Gjithashtu pritet përgjigja e analizave që do të vërtetojnë nëse personat e vënë nën akuzë dhe që ndodhen me masë sigurie në burg kanë abuzuar seksualisht me të miturën në Mirditë.

Për prokurorinë përgjigja e këtyre do të konsiderohen si provat kryesore që do të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj 5 të arrestuarve për përdhunimin e të miturës.

Hetuesit kanë dyshime dhe për të paktën 3 persona të tjerë të përfshirë, por ende nuk ka prova të mjaftueshme.

Një gjë e tillë është thënë dhe nga xhaxhai i të miturës para mediave.

Ndërkohë e mitura po mbahet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.


Shtuar 26.05.2021 10:05