19-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë i resortit në Ksamil

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil, ku 19-vjeçari, Anduel Hoxha, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i resortit “Kep Merli” ku ndodhej për pushime.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm.

“Stacioni i Policisë Livadhja është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil”, thuhet në njoftim.

19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën./Albeu.com.


Shtuar 9.08.2023 15:39

Tags: