Presidenti/ja e Kosovës zgjidhet në këtë datë

Me 19 prill pritet që të mbahet seanca parlamentare në të cilën Vjosa Osmani do të zgjedhet Presidente e re e Kosovës.

Media merr vesh se tashmë është arritur pajtim që edhe deputetët nga opozita do të qëndrojnë në sallë për ta bërë kuorumin dhe Osmani do t’i ketë votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente. Osmani do të jetë personi i pestë dhe vetëm gruaja e dytë në historinë e shkurtër të shteti të Kosovë që zë postin e presidentes.

Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, në muajin prill kur iu kishte konfirmuar aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale, Osmani kishte marrë zyrtarisht funksionin e ushtruesit të detyrës së presidentes së Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh se në rastet e mungesës së përkohshme të Presidentit, kompetencat e tij i kalojnë Kryetari të Kuvendit. Por, vetëm për gjashtë muaj në maksimum.

“Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”, parasheh paragrafi i 3-të i këtij neni.

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe udhëheqësja e nismës Guxo, Vjosa Osmani, një muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, Kurti për kryeministër e Osmani për presidente. Në zgjedhjet e fundit me gjithsej 300 mijë e 788, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka arritur rekordin e votave të marra në zgjedhjet parlamentare.

 


Shtuar 17.03.2021 20:48