Eni Vasili ka festuar ditëlindjen dhe është rrethuar nga lule shumëngjyrshe si një shenjë vlerësimi nga persona të dashur, ose miq e të njohur.
Ndër ta edhe kryeministri Edi Rama që i ka dërguar një buqetë vlerësimi. Gazetarja politike ka falenderuar të gjithë ata që e kanë kujtuar përmes urimeve dhe fjalëve me një foto me barkun e rrumbullakosur.
Kjo ditëlindje e ka gjetur më të lumtur se çdo herë në pritje të dy vajzave binjake, ndaj dhe emocionet janë veçanërisht më të bukura për të.