Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Larisa, Greqi. Një oficere e policies është rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj biznesmen.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar autoritetet, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 43-vjeçares. Kjo e fundit është dërguar në spital me dhëmbë të thyer dhe lëndime në bark dhe organet e brendshme. Sipas mediave greke, brinjët i ka të thyera dhe ka këputje të veshkës, duke bërë që t’i nënshtrohet disa operacioneve.
Bashkëshorti i saj, një xheloz i çmendur, mësohet se e kishte dhunuar keq pasi 43-vjeçarja i kishte kërkuar divorcin. Kjo e fundit vazhdimisht ishte viktimë e dhunës së bashkëshortit 52-vjeçar.
Biznesmeni 52-vjeçar, i cili është pronar i një taverne të njohur në Neapolis të Larisës, u arrestua fillimisht me akuzën e dhunës në familje dhe dëmtimeve të rrezikshme trupore, por më pas u soll para prokurorit që e ndoqi për vrasje të mbetur në tentativë.