KAS pranon kërkesën e LSI, do të hapen 108 kuti në Durrës. Numërimi do të bëhet nesër në orën 9.
“Kemi bërë kërkesë për Qarkun e Durrësit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhësve. Kërkojmë ashtu si një kërkesë analoge për Qarkun e Beratit dhe ju e keni marrë në konsideratë ato që ishin provat tona, kërkojmë rinumërim të Qarkut të Durrësit.
Ju e keni të disponueshme pranë jush kërkesën ankimore, përbëhet nga 8 fletë. kemi elementë të mjaftueshëm për vendimmarrje objektive. Janë rreth 300 qendra votimi. Nga materiali përfundimtar nga këqyrja e këtyre fletëve votimi, kemi përpara jush fletë votimi të pavlefshme dhe që janë vënë te zarfi i fletës së votimit që është në qeveri për momentin.
Totali i qendrave të votimit është 108 kuti të këqyrja nga pamjet filmike. Për aq sa na lejohet nga pamjet filmike, për shkak se numëruesit vinin dorën e vet përpara asaj që ka qenë vullneti i qytetarit, për një nga subjektet. Nga kjo tabelë, më konkretisht, subjekti politik PS, ka një numër rreth 204 votash më tepër se rezultati i pasqyruar në tabelën përmbledhëse të Qarkut të Durrësit. LSI, të paktën nga pamjet e këqyra nga ana jonë, që japin dhe indicie të mjaftueshme, LSI ka një disavantazh të vogël rreth 136 vota, që në fund të fundit janë shumë pak në një qark të madh siç është ai i Durrësit.
Një afat kohor shumë të shkurtër dhe për faktin që askujt nuk i vlen një vonese të tepërt dhe të kotë të procesit, në faqen shtatë kam kërkuar që ky organ kolegjial, veç provave të mbledhura nga ana jonë, të marri parasysh edhe procesverbalet e KQZ, pamjet filmike dhe çdo dokument që i shërben një hetimi të thelluar administrativ. Kjo do të sillte një transparencë nëse do të procedoni dhe do të bëni hapjen e këtyre kutive. Duam një vendimmarrje objektive nga ana juaj”, tha Kaziaj