Shpërthen matësi i energjisë elektrike, përfshihet nga flakët subjekti tregtar në Vlorë

Një subjekt tregtar në Vlorë është përfshirë nga flakët pasi shpërtheu matësi i energjisë elektrike.

Nuk dihet nëse ka qenë ngarkesa në rrjet, temperaturat e larta apo shkaqe të tjera që sollën shpërthimin e sahatit.

Sakaq nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Policia po heton lidhur me shkaqet e ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 2.08.2023 11:00

Tags: ,