“Situata është ekstreme”, 6 të vdekur nga thatësira në Papua Guinenë e Re

Autoritetet indoneziane kanë dërguar ndihma urgjente në provincën Papua, ku një thatësirë ​​e zgjatur ka vrarë deri më tani gjashtë persona, përfshirë një foshnjë.

Depot në qytetet Timika dhe Lapangan Sinik janë bosh sepse i gjithë ushqimi ishte “tashmë i shpërndarë”, tha Adrianous Ala, një zyrtar i lartë në Ministrinë e Çështjeve Sociale.

Në këtë rajon të varfër u dërguan gjithsej 17.1 ton ndihma humanitare.

Banorëve u shpërndanë pako me ushqime të gatshme dhe qindra çadra e batanije.

“Çdo vit e njëjta zonë preket, por këtë vit situata është ekstreme ,” tha Suhariado, kreu i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të Indonezisë (BNPB), në një konferencë për shtyp të hënën.

“Nuk mund të jetoni më në këtë zonë. Por papuanët kanë tradita dhe lidhje kulturore me këtë vend dhe zhvendosja e njerëzve nuk është një detyrë e lehtë ”, shtoi ai.

Sipas BNPB më shumë se 7,500 njerëz janë të prekur nga thatësira. Të paktën gjashtë vdiqën nga uria dhe dehidratimi, sipas numërimit zyrtar.

Autoritetet ia atribuojnë thatësirën fenomenit klimatik El Nino, i cili lidhet me rritjen e temperaturës së sipërfaqes së Oqeanit Paqësor, duke shkaktuar rritjen e temperaturës globale, e cila tashmë po përjeton efektet e ndryshimeve klimatike.

Rajoni i Papuas u godit pak muaj më parë nga një valë e ftohtë ekstreme, e cila shkatërroi të korrat.

Thatësira të ngjashme janë vërejtur edhe në vitin 2015 dhe 2019./Albeu.com/


Shtuar 1.08.2023 18:16

Tags: