Një ngjarje shumë e çuditshme ka ndodhur sot në tregun e këmbimit valutor, ku kundrejt çdolloj logjike tregu apo pritshmërie, leku është forcuar me 3 apo më shumë pikë ndaj monedhave si euro, dollari apo paundi britanik.
E gjitha kjo ndodh në një kohë kur euro dhe monedhat e tjera kishin nisur një cikël rekuperimi ndaj monedhës sonë pas rënies së ndjeshme gjatë javëve të qershorit dhe korrikut, por mbi të gjitha, kur FED dhe Banka Qendrore Europiane rritën normat e interest për euron dhe dollarin, gjë e cila të bënte të besoje se këto monedha do të forcoheshin disi ndaj lekut.
E gjitha kjo të bën të dyshosh për spekulime në tregun valutor në vend nga aktorë të fuqishëm, të cilën kanë në duar shuma kolosale, përmes të cilave ndërhyjnë në treg duke shkaktuar tërmete si ky i sotmi.
Çfarë ndodhi sot
Më herët, AlbEu.com raportoi se vlerësimi i beftë i euros kundrejt lekut pas një cikli të gjatë mesit të javës së shkuar duket se ishte diçka krejt momentale për shkak të ndonjë spekulimi apo ndërhyrjeje të fortë në treg, ndërsa duket se duke nisur nga sot, situata i është rikthyer asaj të mëparshmes, kur monedha europiane është sërish në kufijtë e një raporti 1=1 me lekun.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbëhet sot me mesatarisht 102.87 lekë, nga 105.85 lekë që ishte të premten duke humbur gati tre pikë njëherësh.
Kjo është një rënie shumë e fortë për pak ditë e euros ndaj lekut duke rritur dyshimet mbi spekulime në treg nga aktorë të fuqishëm.
Ndërkohë, dollari amerikan ka humbur 3.33 pikë ndaj lekut gjatë këtij fillimi jave duke zbritur në nivelet e 93.22 lekë për 1 USD.
E njëjta panoramë është edhe me paundin britanik, i cili ka zbritur në 119.8 lekë gjatë ditës së sotme. /albeu.com